Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve

01 qershor 2019 | 22:59

Skuadra e Liverpoolit është fituese e Ligës së Kampionëve, pasi në finale e mposhti skuadrën e Tottenham Hotspur (0-2). Salah në fillim të ndeshjes nga penalltia dhe Origi pak minuta pa përfunduar ndeshja ishin golashënues për “Reds”. Në anën tjetër Tottenhami pati shumë raste shënimi, por i pakalueshëm ishte portieri Alisson Becker. Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë në ketë finale të madhe, por edhe dy herë fitues i Ligës së Kampionëve.

88’ Liverpooli shënon edhe golin e dytë ndaj Tottenhamit. Autor i golit është Origi, i cili pas një topi të rikthyer godet fuqishëm dhe e mposhtë portierin Lloris.

85’ Alisson edhe një tjetër herë e shpëton Liverpoolin pa pranuar gol, pasi e ndali gjuajtjen e lirë të ekzekutuar nga Erikseni.

82’ Llorente është zëvendësimi i tretë i Tottenhamit, ai hynë në vend të Dele Allit, rzultati vazhdon të jetë 0-1.

80’ Alisson ‘hero’ i Liverpoolit, pasi ndali gjuajtjet e Sonit dhe Mouras.

79’ Një tjetër rast i pashfrytëzuar nga Tottenhami. Dele Alli më kokë gjuan mbi portën e Alissonit.

76’ Son mundohet të derton në mënyrë individuale, por e mbyllin lojtarët e Liverpoolit.

74’ Ndryshim në skuadrën e Tottenhamit. Në vend të Sissokos inkuadrohet Erik Dier.

68’ Liverpooli pati një rast të mirë shënimi, por gjuajta e James Milnerit përfundoi shumë afër shtyllës pingule.

65’ Reagon edhe trajneri i Tottenhamit, Pochetino. Në vend të Harry Winks e inkuadron në lojë, Lucas Mouran.

62’ Iniciativën e Tottenhamit, Jurgen Klopp mundohet ta ndal me ndryshime në formacion. Trajneri gjerman inkuadron në lojë James Milnerin në vend të Georginio Wijnaldum.

59’ Jurgen Klopp reagon duke e larguar nga loja Firminon, kurse në lojë e inkuadron Origin. Mbetet të shihet se a do t’ jep rastin Shaqirit të luaj në finale.

58’ Dy gjysme raste për “Spurs”. Fillimisht topin nga korneri e largoi Alisson, derisa gjuajta e Vertonghen përfundon jashtë portës.

54’ Tottenhami rrezikon seriozisht, por bllokohet gjuajtja e Dele Allit.

53’ Fabinho provon nga distanca, por topi përfundon në duart e Llorisit. Gjuajtja e Salahit më pas bllokohet nga mbrojtësit e Tottenhamit.

50’ Në pesë minutat e para të pjesës së dytë Tottenhami është duke i bërë presion Liverpoolit. “Reds” janë duke u mbajtur mirë në repartin e mbrojtjes.

HT: Ka përfunduar pjesa e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve në mes Tottenhamit dhe Liverpoolit. “Reds” e mbyllen ketë pjesë me epërsinë e një goli të shënuar nga Salah në fillim të ndeshjes.

45+ Eriksen rrezikon, por gjuajtja e tij shkon shumë lartë.

44’ Aksioni i Tottenhamit përfundon pa sukses. Portieri Alisson del me kohë dhe nuk lejon që t’i rrezikohet porta.

38’ Lloris nuk lejon të mposhtet për herë të dytë në ketë ndeshje, pasi gjuajtjen e Robertson e devijon në korner.

34’ Tottenham në tentim për të barazuar rezultatin del në sulem, mirëpo mbrojtësit e “Reds” e bllokojnë gjuajtjen e Dele Allit.

21’ Portieri Hugo Lloris nuk lejon të rrezikohet porta e tij, duke e devijuar topin.

19’ Tottenhami tenton të dal në sulem nëpërmjet Son. Sulmuesi ndalet pastër nga Arnold. Rezultati vazhdon të jetë 0-1.

17’ Alexander-Arnold gjuan nga largësia, mirëpo topi shkon jashtë portës së Tottenhamit.

11’ Mane del në kundërsulm, por Trippier e largon rrezikon.

10’ Sissoko gjuan nga largësia, por topi shkon mbi portën e Alissonit.

2’ Në minutën e dytë të ndeshjes është shënuar goli i parë në finalen e Ligës së Kampionëve, Tottenham-Liverpool. Sissoko luajti më dorë brenda zonës, kurse nga penalltia shënoi Sala për rezultatin 1-0.

———————————————–

Filloi finalja Tottenham – Liverpool (live)

Pas ceremonisë hapëse që ishte fantastike dhe një minute heshtje për futbollistin Antonio Reyes që ndërroi jetë sot, ka filluar ndeshja final e Ligës së Kampionëve në mes Tottenham Hotspur dhe Liverpoolit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Estadio Wanda Metropolitano”.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Damir Skomina nga Slovenia. Tottenhami pasi e përmbysi Ajaxin në gjysmëfinale synon të mposhtë edhe Liverpoolin sonte dhe të rrëmbejë trofeun më të rëndësishëm në futboll, derisa synimin e njëjtë e ka edhe skuadra e Liverpoolit, e cila tejkaloi parashikimet në gjysmëfinale duke e eliminuar Barcelonën.

Lajm i mirë për “Spurs” është rikthimi në formacion i Harry Kane, derisa në formacionin e “Reds” rikthehet Roberto Firmino. Shqiptari Xherdan Shaqiri është në bankën rezervë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, në…