Fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Rahovec

19 qershor 2018 | 15:20

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në Shkollat e Mesme të Larta dhe në Shkollën Profesionale në Komunën e Rahovecit.

Regjistrimi do të bëhet duke u bazuar në konkursin publik i cili është përgatitur nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe që është në uebaqen zyrtare të komunës.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Rahovecit, Avni Morina, ka thënë se nga sot ka filluar regjistrimi i nxënëseve në klasa të dhjeta, për vitin shkollor 2018/2019.

Ai ka bërë me dije se në koordinim me drejtorët e shkollave është i përgatitur për këtë proces të regjistrimit, gjithashtu ai thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.
Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 qershor 2018.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, se ai…