Fitojnë Toronto, Lakersat, Miami dhe Oklahoma

08 nëntor 12:08

Toronto konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 114-105 ndaj Sacramento, duke korrur fitoren e 11-të këtë sezon në NBA.

Kanadezët e komanduan ndeshjen dhe e merituan fitoren,  me Leonard që realizoi 25 pikë e 11 rebaund, mbështetur edhe nga Siakam me 21 pikë. Për Sacramenton u dalluan Stein e Hield me nga 24 pikë secili, por që nuk u mbështetën sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës. Fitores i është gëzuar edhe Miami, që mundi 95-88 San Antonion, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra nga Florida. Whiteside me 29 pikë e 20 rebaund ishte shënuesi më i mirë për Miamin, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 18 pikë e 14 rebaund të DeRozan.

Vijon sezoni interesant i skuadrës së Lakersave, që mundën 114-110 Minnesotan, sfidë e ekuilibruar dhe me rivalitet deri në fund. LeBron James e mbylli me 24 pikë  10 rebaund, mbështetur edhe nga Kuzma dhe Hart me nga 21 pikë secili si dhe Ingram me 20. New Orleans, falë 32 pikëve e 15 rebaund të Davis, mundi 107-98 Chicagon, duke korrur suksesin e pestë sezonal, ndërsa Utah Jazz mundi 117-102 Dallas, sfidë ku diferencën e bëri Mitchell me 23 pikë. Në takimet e tjera, Philadelphia fitoi 100-94 ndaj Indiana, me Embiid që realizoi 20 pikë e 10 rebaund, ndërsa Memphis fitoi në sekondat e fudnit 89-87 ndaj Denver, takim ku diferencën e bëri Marc Gasol me 20 pikë d 12 rebaund. /Telesport/

Rezultatet

Cleveland – Oklahoma             86-95
Orlando – Detroit                     96-103
Atlanta – New York                 107-112
Miami – San Antonio               95-88
Indiana – Philadelphia             94-100
Memphis – Denver                   89-87
New Orleans – Chicago            107-98
Utah Jazz – Dallas                     117-102
Sacramento – Toronto             105-114
Lakers – Minnesota                  114-110

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan, pas humbjes që pësoi dy javë më parë…