Fjalët e para të Dumoshit si ministre e MKRS-së

05 shkurt 2020 | 15:00

Ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pasi e pranoi detyrën e re është shprehur e kënaqur për punën e deritanishme që është bërë në MKRS.

Ajo ka theksuar se do të përkushtohet që të punohet në bazë të programit qeverisës me qëllim të avancimit të performancës dhe realizimit të projekteve të rëndësishme në kulturë, sport, trashëgimi kulturore dhe rini. Ajo tha se tha se do të punojë ngushtë me komunitetin e kulturës dhe sportit dhe poashtu edhe me ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

“E vlerësoj pritjen tuaj, unë i siguroj komunitetin kulturor dhe sportiv që do të punojë dhe vazhdimësia ime do të jetë edhe e ministrave të mëparshëm. Puna ime do të jetë e afërt me këto komunitete, prandaj jemi afër që kjo të arrihet. Do të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve dhe në veçanti të komunitetit të rinisë dhe sportit”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me ambasadorin të Gjermanisë, Christian Heldt, kryetarja e…