Flet zyrtari i EULEX-it që i dha ndihmën e parë Vokrrit pas sulmit

09 qershor 2018 | 11:59

Zyrtari i EULEX-it, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën, Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë.

Persson kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja.

Në një prononcim për  “Indeksonline”  ai ka thënë se është mërzitur kur e mori vesh nga redaksia se Vokrri ndërroi jetë.

“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vjen shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen…