FMN-ja kundërshton tërheqjen e mjeteve nga Trusti

27 maj 2022 | 11:22

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur kundërshtim të fortë për tërheqjen shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale. Kjo, me vlerësimin se do të përbente goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonte ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme.

“Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, thuhet në një komunikatë të FMN, pas përfundimit të vizitës në Kosovë të misionit të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Aty, përgëzohet qeveria për rritjen e pagës minimale, si edhe për politikat financiare.

“Duke pasur parasysh uljen e madhe të vlerës reale të pagës minimale, stafi u pajtua me propozimin për rritjen e saj për rreth 50 për qind, dhe u pajtua me autoritetet për nevojën e shkëputjes së kësaj rritjeje dhe transfereve të tjera buxhetore me pagën minimale”, vlerëson FMN, që parasheh ngritje të . inflacionit deri në 10 për qind si pasojë e luftës në Ukrainë.

“Autoritetet janë përgjigjur shpejtë me subvencione për inpute bujqësore, bonuse në paga dhe rritje të përkohshme të pensioneve dhe transfertave sociale. Në të njëjtën kohë, autoritetet janë përmbajtur nga shkurtimet tatimore nga të cilat, në mënyrë joproporcionale, përfitojnë personat në gjendje më të mirë ekonomike dhe janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u rivendosur”.

Qeveria lavdërohet edhe në rastin e çmimit të energjisë elektrike.

“Rritja e tarifave të energjisë elektrike në muajin shkurt për të reflektuar faturën më të madhe të importit të energjisë elektrike, së bashku me zbatimin e subvencioneve të energjisë elektrike për rreth 20 për qind të ekonomive familjare, ishin gjithashtu lëvizje të duhura të politikave. Anulimi i rritjes së tarifës do të çonte në deficit më të madh të llogarisë rrjedhëse dhe do të përbënte barrë serioze për buxhetin”, vlerëson FMN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është renditur si klubi më i vlefshëm i…