Fondi për sigurimin bujqësor, temë diskutimi në mes të Mustafës dhe Mazrekut

13 shkurt 2020 | 16:14

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku së bashku me drejtorin ligjor të Shoqatës Venhar Hana kanë takuar të enjten në Prishtinë ministrin e ri të bujqësisë Besian Mustafa.

“Pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta javën e kaluar në Istog, Pejë dhe Klinë kam filluar të takohem me institucionet relevante për jetësimin e fondit për sigurimin bujqësor, që fermerët tanë në të ardhëm t’ju bëjnë ballë fatkeqësive natyrore pa frikën e falimentimit. Në këtë drejtim, sot takova Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës” ka shkruar ministri Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro zvogëlimit të numrit të…