FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz

28 nëntor 2026 | 13:10

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhet u zhvilluan në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën sublime të familjes Jashari, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për të gjithë brezat që luftuan dhe u flijuan për atdheun.

Në kuadër të këtyre datave historike, kujtohet edhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë e luftës për lirinë e Kosovës.

Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm të organizimit dhe të rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit, duke u bërë pjesë e pandashme e kujtesës historike të popullit të Kosovës.

Përmes këtij nderimi, Forca e Sigurisë së Kosovës riafirmo respektin e përhershëm ndaj historisë së luftës për liri, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, ka kujtuar…