Gashi premton përkrahje për stafin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Soboc

22 tetor 2018 | 12:21

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vizituar Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Soboc, me rastin e mbarimit të punimeve dhe fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Sot së bashku me drejtorin e DSHMS-së Ibush Mjekiqi, kryesuesin e kuvendit Burim Gërguri dhe me bashkëpunëtorë, vizitova dhe urova stafin mjekësor të cilëve u premtova përkrahje edhe në të ardhmen”, ka bërë me dije Gashi.

Po ashtu në fshatin Siboc, kryetari Gashi ka vizituar edhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Migjeni’ ku është takuar me drejtorin Bashkim Ismajli.

“Diskutuam për shumë çështje që e preokupojnë stafin arsimor këtu, prandaj u zotova se prioriteti im do mbetet edhe më tutje arsimi kështu që mbështetja nuk do të mungoj”, ka thënë Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Real madridit, Marcelo në janar mund t’i bashkohet…