Gashi tallet me Kurtin që doli në aeroport: Ilirët i prisnin dhe i përcillnin mysafirët deri te dera
25 korrik 2022
| 12:33
Analisti politik, Shkëlzen Gashi është tallur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili të dielën kishte dalë në Aeroportin “Adem Jashari” për t’i pritur qytetarët nga diaspora.
Sipas Gashit, Kurti njëjtë si ilirët edhe duhet t’i përcillte ata.
“Lryeministri i paska pritë diasporën në aeroport, ama kishte me qenë mirë edhe me i përcjellë kur të shkojnë, se qysh thuhet në librin mësimor të historisë për klasën e pestë: ilirët i prisnin dhe i përcillnin mysafirët deri te dera”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.



