Gashi: Vetëvendosja ta ndalë presionin dhe shantazhin, përndryshe do të marrë përgjigje tjetër

04 prill 2021 | 17:15

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pak para nisjes se seancës për votimin e presidentit, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj deputetëve të LDK-së, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt.

Ai ka thënë se nëse nuk ndalet presioni dhe shantazhi i Vetëvendosjes do të marrë përgjigje tjetër nga LDK-ja.

“Të ndalin në mënyrë të menjëhershme çdo presion dhe shantazh ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike, sidomos ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt… Jemi një vend demokratik dhe bindjet ushtrohen në mënyrë të lirë demokratike… Askush nuk guxon të ushtroj presion e shantazh për bindjet e deputetëve”.

“Ajo që ka bërë mbrëmë zonja Kusari duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht deputetët e LDK-së se ata janë fajtorë, është e papranueshme nëse vazhdojnë presionin do të marrin përgjigje tjetër”, ka thënë Gashi.

Më tutje, Gashi ka thënë se ka pasur telefonata, mesazhe dhe kërcënime të cilat sipas tij janë të papranueshme.

“Në këtë vend do të mbrohet fjala e lirë dhe bindja. Nuk guxon askush të shantazhojë deputetët e LDK-së, është e papranueshme”, është shprehur Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur nuk ia del të shfrytëzojë humbjen e Chelsea…