Gega e mbyll Botërorin në vendin e tetë

27 gusht 2023 | 21:51

Nuk ka mrekulli në Botërorin e Atletikës, por Luiza Gega mbetet krenari. Pavarësisht dëmtimit, Gega nuk stonoi në garën e 3000 metra me pengesë, duke u renditur në vendin e tetë.

Atletja kuqezi e mbylli garën e sajë me kohën 9 minuta, 10 sekonda, 27 të qindtat. Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijtat më shumë se rivalja nga Uganda. Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu.

Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë. Në këtë botëror, për Shqipëria garoi edhe Franko Burraj, në garën e 200 metrave por pa mundur të avancojë më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së…