Gjilani dhe Prishtina mësojnë kundërshtaret në Ligën e Evropës

09 gusht 2020 | 14:11

Dy skuadrat nga Kosova që marrin pjesë në arenën ndërkombëtare, Gjilani dhe Prishtina, i kanë mësuar kundërshtarët e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës.

Skuadra që përfundoi e dyta në Superligë, Gjilani, do të takohet me ekipin e Tre Penne të San Marinos. Ndërkohë, Prishtina do të përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit.

Shorti është mbajtur prej orës 13:00 në ambientet e UEFA-s. Kujtojmë se parakualifikueset luhen me sistemin vetëm një lojë, më 20 gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat në Francë vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë që Cristiano Ronaldo…