Gjukanoviq: Do të përdorim të gjitha mjetet për të parandaluar krijimin e një Serbie të madhe

01 tetor 2020 | 00:42

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se ai do të kundërshtonte me të gjitha mjetet këdo që përpiqet të rrezikojë shtetin e Malit të Zi dhe lirinë tonë.

Gjukanoviçi akuzon Kishën Serbe së po mundohet ta largoj Malin e Zi nga Perëndimi, duke e dërguar nga Rusia.

“Kisha Ortodokse Serbe dëshironte ta tërhiqte Malin e Zi nga këto vlera dhe kjo politikë ruso-serbe me këmbëngulje dëshiron që Mali i Zi të bëhet një shtet serb, se Mali i Zi është një shtet që duhet të jetë brenda kornizës së sigurisë strategjike të Rusisë dhe interesave të politikës së jashtme.

Pra, në retorikën e saj dhe gjatë fushatës, kjo politikë këmbëngulte që NATO është në të vërtetë Rajhu i Katërt, dhe se civilizimi Evropian është në të vërtetë një civilizim i vlerave të kalbura, dhe se Mali i Zi gabon kur insiston në miratimin e një sistemi evropian vlerash dhe arritjen e anëtarësimit në Bashkimin Evropian “, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç thotë së është plotësisht e qartë se instrumenti kryesor i nacionalizmit të madh serb dhe interesave perandorake ruse në Ballkan, ishte Kisha Ortodokse Serbe. Popatë e Kishës Ortodokse Serbe kanë vepruar dhe vazhdojnë të veprojnë në përputhje me këto interesa nacionaliste, interesat e shtypjes së identitetit të Malit të Zi, përcjell gazeta blic.

Presidenti i Malit të Zi tha se duhet t’i ndalojm projektët serbe në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat projekti fillestar është Serbia e Madhe. Ai thotë se ideja ka mbështetjen e jo vetëm qarqeve nacionaliste nga Beogradi por edhe nga shteti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të…