Gjysma e bizneseve të turizmit në Shqipëri shmangin taksat

11 korrik 2018 | 12:48

Kontrollet tatimore kanë zbuluar se gjysma e bizneseve të turizmit në Shqipëri punojnë në informalitet duke fshehur taksat që duhet t’i paguajnë arkës së shtetit.

Drejtoria e përgjithshme e tatimeve ka njoftuar se dy javët e fundit inspektorët tatimorë kanë kontrolluar në terren mbi 1 770 biznese në fushën e turizmit, nga të cilat 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale.

Sipas tatimeve, rastet më të shumta të shkeljeve janë ato të moslëshimit të kuponit tatimor për të fshehur xhiron reale, mosregjistrimit të punonjësve apo blerjeve të mallrave të pashoqëruara me faturë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard është i zhgënjyer me faktin…