Glauk Konjufca mendon se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme

27 dhjetor 2023 | 23:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në gjykimin e tij do të ishte më mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, që të mos pritet përfundimi i plotë i mandatit të qeverisë së partisë ku ai bënë pjesë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto komente, Konjufca i bëri në një intervistë për “Klan Kosova”, ku theksoi se “nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme”.

“Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem, mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”, tha Konjufca.

“Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen Vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”.

I pyetur që të jetë më i qartë në këtë që e deklaroi nga drejtuesi i emisionit, pra se është në favor të zgjedhjeve të parakohshme, Konjuca duke buzëqeshur e pohoi një gjë të tillë.

https://www.epokaere.com/fillojeni-vitin-e-ri-me-nje-pasion-te-ri-ja-si-mund-te-shnderroheni-ne-nje-fotograf-profesionist-fale-galaxy-s23-fe/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tridhjetë e tre ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowas të…