Guiffredi: Hysaj do të largohet nga Napoli

06 shkurt 2020 | 11:01

Elseid Hysaj ka rigjetur formacionin dhe qetësinë te Napoli. Me uljen në bankinë te Genaro Gattuso, kapiteni i kombëtares shqiptare është kthyer sërish në një lojtar titullar, status të cilin e kishte humbur kur skuadra drejtohej nga Carlo Ancelotti.

Megjithatë, ky pritet të jetë sezoni i fundit i Hysajt me Napolin dhe për ta konfirmuar këtë mendon menaxheri i tij, Mario Guiffredi.

“Në merkato ka disa dinamika që nuk të lejojnë t’i përfundosh të gjitha operacionet. Unë nuk dua që Hysaj të qëndrojë te Napoli. Për këtë arsye, objektiv është që ai të largohet”, ka thënë agjenti i futbollistit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është bërë  dorëzim-pranimi i…