“Hakmarrja” e Izraelit, Kulla: F16 nuk u futën në hapësirën ajrore të Iranit. Do kemi front të ri lufte në jug të Libanit

19 prill 2024 | 23:30

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se Izraeli sulmoi Iranin me dronë, por edhe shteti islamik u kundërpërgjigj.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se Izraeli ka goditur bazën ushtarake në qytetin iranian të Israfan me avionë F16. Ky sulm, sipas Kullës u krye nga territori i Irakut.

Kulla shtoi se në javët e ardhshme, do të kemi një front të ri lufte në jug të Libanit, mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Izraeli ka përsëritur në mënyrë inteligjente për t’u kundërpërgjigjur, atë që bëri Irani. Bëri një sulm me dron, që janë si helikopterë të vegjë. Filloi sulmin me dronë. Ata kanë sulmuar me dronë dhe kundërajrori iranian është kundërpërgjigjur me dronë. Pastaj, Izraeli ka goditur me avionë F16 këtë bazë ushtarake, pasi identifikoi ku janë kundërajrorët, në mënyrë që F16 të mos kapen.

F16 izraelitë nuk kanë goditur nga territori iranian, por nga territori i Irakut. Kanë fluturuar nëpër Jordani, kanë vajtur mbi Irak. Kanë sulmuar me raketa. Nuk janë futur në hapësirën ajrore iraniane. Kanë goditur nga Irani. Mesazhi ka qenë që unë mund t’i shkatërroj kapacitetet nukleare. E gjithë kjo që ka ndodhur, do ishte e pamundur të ndodhte pa mbështetjen me satelitë dhe pa mbështetjen e aleatëve. Rritja e tensioneve do të vazhdojë të ndodhë, por qëllimi kryesor nuk është për një luftë të hapur mes Iranit dhe Izaelit, por për vzhdimin e luftës. Ne për 2-3 javë, do kemi front të ri, do jetë fronti i Izraelit me Hezbollahun. Jugu i Libanit, ka dy mendime poltike për këtë çështje në Izrael. Mendimi i parë është të gjendet një zgjidhje.

Në anën tjetër janë ushtarakët, të cilët thonë; situata në Gaza është ajo që është, por ka hyrë Irani në lojë dhe ka hequr vëmendjen nga Gaza. Tani është momenti që ta godasim Hezbollahun, Izraeli do të largonte nga kufijtë e vet, 100 mijë raketa të Hezbollahut, i ka shumë afër Tel Aivit. Ata mendojnë se tani është momenti për të ndërhyrë. Unë e shoh një betejë të vështirë. Nëse do të ketë zgjerim të konfliktit në Liban, konflikti do të zgjerohet më tej në rajon. Irani nuk e do projektin e krijimit të shtetit të Palestinës. Këto dy forca, Izraeli dhe Irani, për arsye të ndryshme kanë interes. Iranit i duhet një konflikt brenda shtetit të Izraelit, sepse Irani do të asgjesojë Izraelin një herë e përgjithmonë. Do kemi rritjen e tensioneve gjithmonë e më shumë”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri…