Halil Kastrati jep detaje për aktivitetin e 28 nëntorit

25 nëntor 2018 | 11:07

Dita e Flamurit, ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare dhe 28 pale çelësa për 28 familje që do bëhen me shtëpi të reja, të gjitha këto ngjarje që mbajnë të njëjtën datë pra 28 nëntor, veçse në vite të ndryshme.

Halil Kastrati për herë të parë aktivititetin e kësaj dite e bëri të ditur në studion e ‘Info Magazine’ në ‘Klan Kosova’.

Por tani nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, Kastrati ka dhënë detaje të reja.

“Komuna e Prizrenit për 20 shtëpi ka dhënë material ndërtimorë në vlerë prej 4880 eurove për secilën familje, kurse Jetimat e Ballkanit kanë dhënë për secilën familje shumën prej 13 mijë e 120 eurove për ndërtimin e këtyre shtëpive”, ka shkruar Kastrati në statusin e tij.

Tetë shtëpi që do të dhurohen atë ditë janë nga komuna e Suharekës dhe Dragashit, ku këto shtëpi janë ndërtuar në bashkëpunim me këto dy komuna dhe për secilën familje komunat kanë dhënë nga 5000 euro kurse Jetimat e Ballkanit kanë dhënë nga 1300 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sulmuar ashpër demonstruesit që u…