Hamiltoni paralajmëron rivalët: Kemi bërë progres, ndihem më komod te Mercedes i ri

22 korrik 2022 | 13:12

Në prag të garës numër 300 në karrierë në Formula 1, piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, ka folur për atë që e pret në pistën franceze këtë fundjavë.

“Nuk e dija që kjo ishte gara ime numër 300, ndaj për mua kjo gjë nuk përbën ndonjë ndryshim nga të tjerat. Dua vetëm të argëtohem e fitoj”, ka thënë Hamilton.

“Kur je i ri shpreson të jetosh në përjetësi, të garosh sa më shumë, por duhet të jesh me këmbë në tokë e të qëndrosh me ata që do. Unë do të garoj për të fituar në një pistë të shpejtë dhe shpresoj që progresi i javëve të fundit të më ndihmojë edhe në këtë pistë”, ka shtuar piloti britanik, 7 herë kampion bote.

“Kemi bërë mjaft progres dhe nuk dorëzohemi kollaj. Tani ndihem disi më komod me këtë makinë. Në garat e fundit, diferenca me të tjerët ka qenë më e vogël, çka tregon se po u afrohemi Red Bull e Ferrari. Duhet të rikthehemi ku meritojmë të jemi, pasi synoj që të fitoj ndonjë garë edhe këtë vit”, ka pohuar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar…