Hani i Elezit njoftohet me projektet e MCC-së

30 tetor 2018 | 13:59

Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mallzum Qajani, ka pritur në takim pune zyrtarë nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës përfaqësuar nga drejtorit ekzekutiv i këtij fonacioni, Petrit Selimi, Sarah Olmstead, drejtoreshë e MCC-së për Kosovë dhe Burim Hashani, drejtor i Programit të Energjisë.

Në takim ishin prezentë edhe Refet Kalisi, drejtor i Shërbimeve Publike, Menduh Vlashi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Nexhmedin Daci, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Kadastër.

Drejtorit ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, ka bërë me dije se qëllimi i kësaj vizite ka të bëjë me prezantimin e këtij fonacioni dhe përfitimeve të mundshme nga mbështetja që ky program ofron në përmirësimin e efiçiencës energjetike.

Selimi ka thënë se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i programit Threshold në mes të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, që është agjenci e pavarur e ShBA-së për mbështetje në luftën kundër varfërisë globale.

Programi Threshold në Kosovë synon të trajtojë pengesat në zhvillimin ekonomik, ku furnizimi i sigurt me energji elektrike është identifikuar si një ndër pengesat kryesore.

Ky projekt, përmes aktiviteteve pilotuese ka për qëllim të mbështesë rritjen e efiçiencës energjetike në ndërtesat e banimit, si dhe kalimin në ngrohje që nuk bazohet në energji elektrike.

Në kuadër të projektit, po ashtu parashihet edhe mbështetja e zhvillimit të sektorit privat që ofron shërbime në fushën e efiçiencës energjetike, duke përfshire edhe avancimin e pozitës se grave dhe kategorive të cenueshme sociale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…