Hapet edhe një qendër testimi në Prishtinë për Covid-19

25 korrik 2022 | 11:48

Për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19 në vendin tonë dhe kërkesave për testim, në Prishtinë është hapur edhe një qendër për testim.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, ka njoftuar ai.

Sadiku ka njoftuar edhe për orarin e punës së dy qendrave të testimit

Njoftimi i plotë:

Hapet edhe një qendër për testim për COVID19

✅Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikuar në rritjen e kërkesës për testim për COVID19.

✅Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim,
✅Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish.

Orari:
Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve

E hënë – diel
Orari:08.00-16.00,

Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish
E hënë e premte
Ora: 8.00-15.00
#PR4PR
#perpeimrama

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Beka nga Vushtrria shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…