Hapja e negociatave, PE-ja voton raportin pro integrimit të Shqipërisë në BE

29 nëntor 2018 | 13:17

Parlamenti Evropian (PE) ka votuar raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë me 459 vota pro dhe 112 kundër.

Raporti i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka marrë 62 abstenime.

Deputeti Taulant Balla ka njoftuar lajmin e mirë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, duke falënderuar për mbështetjen që i dhanë vendit dhe rrugës për çeljen e negociatave me BE-në.

“Parlamenti Evropian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Evropian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, ka shkruar Balla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë…