Sholtesi para eurodeputetëve: Kosova i ka plotësuar kriteret për vizat

29 nëntor 2018 | 13:07

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që t’i përmbushë angazhimet e saj rreth këtij procesi.

Gjatë adresimit të tij në Parlamentin Evropian, Sholtesi ka identifikuar korrupsionin e gjerë dhe krimin e organizuar, si dhe mungesën e konsensusit politik, si problemet më të rëndësishme të vendit.

“Çështjet bilaterale nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, ka thënë Sholtes, duke iu referuar tarifës prej 100 për qind të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Fshatin turistik “N’Mal” në Rugovë personalitete të ndryshme femërore…