Haradinaj: Disa po kërkojnë ndihmë në Tiranë, ajo mezi po i kryen punët e veta

22 shtator 2019 | 17:02

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i koalicionit AAK-PSD për këtë pozitë, Ramush Haradinaj, ka takuar të dielën qytetarët në Podujevë, me të cilët ka bashkëbiseduar për temat e ndryshme.

Në një moment, ai ka kritikuar edhe disa politikanë të Kosovës të cilët sipas tij, “shkojnë në Tiranë për t’u këshilluar, e Tirana mezi po i kryen punët e veta”.

“Ka njerëz tanë që po shkojnë në Tiranë, a Tirana mezi po i kryen punët e veta. Po ata shkojnë atje me marr drejtimin qysh me u qeverisë Kosova, se nuk po guxojnë ose s’po besojnë që edhe ne jemi popull, jemi shtet, mund të qeverisim veten”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka marrë një humbje zhgënjyese në javën e…