Haradinaj: Ishte fat për mua të isha bashkëpunëtor i ish-presidentit Rugova

02 dhjetor 2021 | 10:42

Haradinaj: Ishte fat për mua të isha bashkëpunëtor i ish-presidentit Rugov
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se ishte me fat që pati mundësinë për të bashkëpunuar me Rugovën, në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.

“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi”.

“Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova…