Haradinaj: Jashar Salihu, intelektual që tërë jeta e tij ishte përpjekje për liri

16 dhjetor 2019 | 10:46

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherësh ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.

Në këtë përvjetor të vdekjes, Salihun e ka kujtuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Jashar Salihu, intelektual që tërë jeta e tij ishte përpjekje për liri. Në vitet e lavdisë, ai ishte ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krenohemi që e njohëm. Shembulli i tij do mbetet gjatë në kujtimin e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur shembja e shtatë ndërtesave në qytetin e Laçit.…