Haradinaj: Kadare e bëri të njohur të vërtetën e Kosovës

28 janar 2019 | 09:19

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në  Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës…