Haradinaj: Kemi vullnet për avancimin e partneritetit me Korenë Jugore

07 dhjetor 2018 | 16:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtori i Institutit Demokratik nga Koreja Jugore, Kim Min-Seok.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka thënë se Kosova ka vullnet për avancimin e partneritetit me Korenë Jugore.

“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Korea Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok. Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people sitting, living room, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefan Kiessling u pensionua nga futbolli profesionist në fund të…