Haradinaj në koncertin e Rita Orës bashkë me Veliajn

03 qershor 2018 | 23:01

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar  në Tiranë, ku me këtë rast ka përcjellur nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin “Skenderbej”.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Haradinaj është shprehur krenar me paraqitjen e shqiptares së famshme.

“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skenderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër dominimit të madh Spanja nuk ka arritur të mposhtë…