Haradinaj përkujton të rënët nga Kotradiqi dhe Nerodimja: Liria u shkrua me gjakun e popullit!
25 maj 2026
| 10:39
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi dhe Arsim Ramaj nga Kotradiqi.
Në përvjetorin e rënies së tyr, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë, Haradinaj ka nderuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për atdhe.
Po në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimës, Brigada 162 “Agim Bajrami” ia dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani dhe Avdullah Baftiu.
“Liria jonë u shkrua me gjakun, mundin dhe sakrificën e bijve e bijave më të mira të këtij vendi. Përulje e përhershme para veprës së tyre heroike dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që ranë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



