Haradinaj takon Engelin: Marrëdhënia me Amerikën është e pacënueshme dhe speciale

16 shkurt 2019 | 18:11

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka takuar kongresistin Eliot Engel.

Haradinaj ka pohuar se Eliot Engel bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. 

“Përherë nder i posaçëmm të takoj mikun e përhershëm të Kosovës, kongresistin Eliot Engel. Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur sot një konferencë…