Haradinaj viziton ministrin Mustafa: Të mos lejojmë asnjë vakuum potencial

19 tetor 2018 | 14:54

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar  se në fazën kur Kosova po i përmbyll temat nacionale dhe ato të karakterit ndërkombëtar, është e domosdoshme të mos lejohet asnjë vakuum potencial.

“Në etapën kur Kosova po i përmbyll temat nacionale dhe ato të karakterit ndërkombëtar, me fokus liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i vendit tonë në Interpol, është e domosdoshme të mos lejojmë asnjë vakuum potencial. Sot, në Ministrinë e Brendshme, nga ministri Ekrem Mustafa kërkova bashkërendim proaktiv ndërinstitucional në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe në ruajtjen e rendit publik. Gjatë kësaj vizite pune, u binda se të gjithë akterët relevantë të rendit janë në nivel të detyrës në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në vend”, ka shkuar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se…