Hoti: Qeveria mori borxh për skemat sociale, bizneset dhe qytetarët po e paguajnë mospunën e saj

27 shkurt 2024 | 10:50

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka komentuar politikat buxhetore të Qeverisë së Kosovës, duke i quajtur të dështuara.

Hoti ka thënë se qeveria Kurti ka kërkuar borxh për skemat sociale.

“Si parim, borxhi shtetëror merret për projekte kapitale që përdoren për dekada dhe kthehet nga përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre projekte. Por, qeveria aktuale, pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe për shkrimin e ligjeve. Kjo është në kundërshtim me parimet e financave publike. Kjo tregon mungesën e strategjisë kombëtare që përcakton dy çështjet kryesore të borxhit shtetëror: (i) kur merret borxhi shtetëror dhe në çfarë shume dhe (ii) cilat janë projektet që financohen me borxh shtetëror”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi po e drejton në mënyrën më të mirë…