Hoti thotë se LDK-ja është sikurse Liverpooli

25 janar 2021 | 13:41

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është tifoz i klubit anglez të futbollit, Liverpoolit.

Klubi anglez aktualisht nuk po kalon nëpër një formë të mirë.

I pyetur nga gazetarët se a ka ngjashmëri mes Liverpoolit në futboll dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në politikë, Hoti ka thënë se LDK-ja është sikur Liverpooli.

“Është sikur Liverpooli. Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara. Është ekip që një shekull. Ka themele të forta”, ka thënë Hoti, me rastin e inaugurimit të një pjese të stadiumit të ri të klubit të futbollit “2 Korriku”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Drejtoria e Inspeksionit në…