Hoxha diskutoi me studentët ndërkombëtarë për procesin integrues

18 janar 2019 | 17:26

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar një grup studentësh të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut, me të cilët ka diskutuar për të arriturat, sfidat dhe proceset integruese.

Ajo ka thënë se e ardhmja e Kosovës ishte, është dhe mbetet integrimi me vlerat euroatlantike.

“Takimi me studentët e universiteteve të Vjenës dhe Venedikut, ishte bashkëbisedim i sinqertë dhe shumë i këndshëm, ngase, në prezantimin tim por edhe pyetjet e tyre, për punën tonë, intencat dhe pritjet tona, në veçanti për rininë tonë shembullore. U dakorduam se pengimi i studentëve të vendit tonë për të qenë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre, është kundër vlerave të Bashkimit Evropian. Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar kapacitete të lartë në të gjitha fushat, shkencë, art, sport, muzikë. E ardhmja jonë, ishte, është dhe mbetet integrimi me vlerat euroatlantike!”, ka shkruar ministrja Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka zhvilluar ndeshjen miqësore me skuadrën…