Hoxhaj i uron shërim të shpejtë kryeministrit britanik

07 prill 2020 | 15:53

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pasi është diagnostikuar me Covid-19.

Hoxhaj i ka uruar shërim sa më të shpejtë Boris Johnsonit, duke i thënë që ta vazhdojë luftën ndaj virusit dhe duke i uruar fat të gjithë Britanisë në mposhtjen e këtij virusi që ka kapluar botën.

“Ju uroj shërim sa më të shpejtë kryeministër Boris Johnson. Vazhdoni të luftoni, ju uroj fat juve dhe Britanisë së Madhe”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë është…