Hoxhaj: PDK-ja në Prishtinë do të jetë dega më e madhe e partisë në nivel të Kosovës

22 nëntor 2018 | 21:28

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky subjekt politik në Prishtinë po hyn në një fazë të re të zhvillimit dhe rritjes së saj. 

“Si kryetar i Komisionit për zgjedhjet e brendshme të PDK-së për Prishtinën, në takimin me kryetarët e nëndegëve u pajtuam të angazhohemi gjatë kësaj kohe për të takuar dhe folur me qytetarët, të rinjtë dhe profesionistët e Prishtinës që janë të gatshëm t’i bashkohen dekadës së re”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Jam i bindur që në fund të këtij procesi, PDK-ja në Prishtinë do të jetë dega më e madhe e partisë në nivel të Kosovës. #PDK2018 #DekadaeRe”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryendeshja e javës së nëntë të Superligës së Kosovës në…