Hoxhaj: Që tri vjet qeveria Kurti qëndron në një vijë me Serbinë

14 dhjetor 2023 | 13:47

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislmi se opozita ka qenë pengesë e qeverisë në procesin e dialogut dhe se në shumë raste partitë opozitare kanë qenë në një linjë me Serbinë.

Hoxhaj ka thënë për “RTV21” se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti është ajo që në këto tri vjet ka qenë në një linjë me Serbinë e cila sipas tij, ka pranuar zyrtarisht që Serbia s’ka nevojë ta njeh Kosovën.

“Bislmi është dikush që më së paku merr vesh në negociata e dialog dhe kjo është situata kur për herë të parë Kosova ka pranuar një draft të Asociacionit që është autonomi e plotë edhe politike edhe territoriale edhe fetare duke përmbysë pakon e Ahatisarit duke përmbysë rendin kushtetues dhe duke heq dorë që këta ta propozojnë një draft-statut dhe t’ia lënë Lajcakut… Dhe për këtë Bislimi duhet ta japë llogari dhe mënyra më e mirë për ta ndërruar temën është ta sulmojë opozitën kështu që se marr seriozisht deklaratën e tij. Në një vijë me Serbinë qëndron historikisht në këto tri vite qeveria e Kosovës e cila ka pranuar zyrtarisht që Serbia s’ka nevojë ta njeh Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislmi, në një intervistë për “RTK”-në, ka thënë se një pengesë për qeverinë në dialog ka qenë zëri i opozitar, duke thënë se në shumë raste qëndrimi i tyre ka qenë në përputhje me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar…