Hoxhaj: Urime ditëlindja president, qoftë e fundit që nuk e festojmë bashkë

24 prill 2024 | 11:07

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e 56-të.

Hoxhaj ka uruar që kjo të jetë ditëlindja e fundit që nuk e festojnë bashkë.

“Urime ditëlindjen president! Sot, të jesh krenar për të kaluarën, sot harroje të tashmen dhe shiko përpara për të ardhmen, sepse gjërat më të mira nuk kanë ardhur ende. Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku, miku im. Kosova të pret!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti - Në vitin 2000 vjen Putini në…