Humbja nga Bashkimi ia “hanë” kokën Selmanit

10 shtator 2018 | 17:01

Agron Semani nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit, pasi klubi ka vendosur për shkarkimin e tij.

Humbja e fundit si vendas ndaj Bashkimit (0-3) dhe një pikë e grumbulluar pas tri xhirosh ishin vendimtare por shkarkimin e Selmanit.

“Pas mbledhjes se jashtëzakonshme në mes te kryesisë se klubit dhe Agron Selmanit erdhëm në përfundim që të shkëputim bashkëpunimin e mëtejmë. Selmanin e falënderojmë për kontributin e dhënë në klubin tonë, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme si klub do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë ka…