I mituri që u godit nga vetura në Pejë po trajtohet në Qendrën e Mjekësisë Intesive

08 prill 2024 | 11:08

Nga aksidenti që ndodhi mesditën e së dielës në Pejë mbetën të lënduar dy të mitur.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, për klankosova.tv ka konfirmuar se i mituri që u përplas nga një ngasës me veturë në Pejë po trajtohet në Qendrën e Mjekësisë Intesive.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Mbrëmë ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pastaj është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientit është e rëndë por stabile momentalisht”, ka thënë Syla.

Nga përplasja me veturë, veç tij, mbeti i lënduar edhe një tjetër fëmijë i moshës së mitur.

Siç njoftoi të dielën Prokuroria e Pejës për klankosova.tv, personi që goditi fëmijët është ndaluar për 48 orë.

“Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Janë lënduar dy te mitur te cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, tha për klankosova.tv zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë një 68-vjeçare e cila u godit nga…