I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Obrenoviqit, serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës

29 qershor 2023 | 14:22

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës, Dushan Obrenoviqit.

Avokati i tij, Predrak Miljkoviq, ka thënë se për këtë vendim do të ankohet në Gjykatën e Apelit- raporton “Kosovo Online”.

“Dje u mor vendimi për vazhdimin e paraburgimit te Dushan Obrenoviqit edhe për dy muaj. Do t’i drejtohem Gjykatës së Apelit dhe shpresoj që të vlerësojnë më mirë kushtet për mbrojtjen e tij nga liria’’, ka thënë Miljkoviqi.

Ndërkohë oficeri ndërlidhës në mes të Beogradit dhe Prishtinës, Dejan Paviçeviq, pretendon se Obrenoviqi së bashku me serbin tjetër, Petroviq, janë arrestuar 20 minuta para se të fillonin trazirat e 29 majit, ku protestuesit serbë kanë sulmuar trupat e KFOR-it.

“Njerëz që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me asgjë janë marrë në paraburgim. KFOR-i i mori ata njëzet minuta para se të fillonin trazirat. Ka regjistrime të kamerave vëzhguese, regjistrime mediatike për këtë. Dushan Obrenoviq ka ende gjurmë të dukshme të rrahjes. Ai ka plagë. Po flasim për gjërat që kanë ndodhur konkretisht në rastin e tij tre javë më parë’’, kishte thënë Paviçeviqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ZOTI NË FUNDJAVË Nuk e di çfarë viti ishte kur…