Imeri pritet të transferohet te Young Boys

16 gusht 2022 | 14:30

Mesfushori Kastriot Imeri ka refuzuar milionat e skuadrave të njohura evropiane për të kaluar te Young Boys. Imeri është gati të transferohet në Bern te Young Boys, raporton Blick.

Ai pritet ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore sot. 22-vjeçari ka refuzuar ofertat e klubeve tjera evropiane si: Brugge, Besiktas, Verona e Frankfurt, për të kaluar te Young Boys pasi që e sheh si opsion më të mirë për zhvillimin e tij në karrierë.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjate me klubin nga Berni. Gjatë këtij sezoni, Imeri ka shënuar 11 gola në 29 paraqitje me skuadrën e Servettes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që kur u mbajt i ashtuquajturi “Trial of the Year”…