Interi ‘harron’ Vidalin, interesohet për Eriksenin

06 janar 2020 | 14:46

Arturo Vidal mbetet objektivi kryesor i Interit për merkaton e janarit dhe kjo nuk është më një sekret, por duket se negociatat mes palëve nuk po shkojnë aspak në rrugën e duhur, ndërsa ndeshja e fundit duket se riktheu qetësinë mes mesfushorit dhe klubit të Barcelonës.

Vetë Vidal kishte hedhur në gjyq katalanët për një bonus të pa marrë për sezonin e kaluar, por duket se kjo nuk ndikoi aspak në performancën e tij në fushë, teksa erdhi nga stoli dhe shënoi golin e avantazhit të përkohshëm në ndeshjen derbi ndaj Espanyolit.

Në përfundim të takimit, trajneri Valverde thuri elozhe për mesfushorin kilen, duke deklaruar se ka karakteristika unike dhe se do të gjejë vazhdimisht hapësira në formacion, qoftë nga fillimi, qoftë nga stoli, ndërsa një drejtues katalan u shpreh se çështja e bonusit zgjidhet brenda familjes.

Te Barcelona nuk kanë ndërmend të lënë të lirë Vidalin, të paktën jo pa arkëtuar 20 milionë euro menjëherë, shifër që Interi nuk duket gati ta paguajë, ndaj zikaltërit kanë nisur të fokusohen edhe në pistën që të çon te danezi Eriksen.

Ky i fundit ëndërron akoma transferimin te Reali i Madridit, por momentalisht vetëm Interi mund ta blejë menjëherë nga Tottenham, duke paguar rreth 25 milionë euro, duke qenë se danezi ka vetëm 6 muaj kontratë të vlefshme me londinezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi kryesor i realizuar të dielën është Sebino Plaku. Gjilani…