Interi mposhtet nga Reali, Liverpooli befasohet nga Atalanta

25 nëntor 2020 | 22:56

Real Madrid i jep fund përfundimisht shpresave të Interit për të vijuar aventurën në Champions League. Edhe pse me mungesa të shumta, skuadra e Zidane i dha një leksion Contes, se në Champions ka shumë për të mësuar, pasi triumfoi 2-0.

Ndeshja nisi në malore për zikaltrit. Në minutën e 5-të, Barella shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Nachos, duke shkaktuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë Eden Hazard arriti që të mposhtë portierin Handanovic. Interi përpiqet të reagojë teksa në minutën e 33-të, pretendon për një penallti të Vidal, por kiliani e teproi me protestat duke marrë dy karton të verdhë dhe për pasojë, e ndoqi pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribuna.

Në fraksionin e dytë Reali gjeti dhe golin e dytë dhe të të sigurisë. Në minutën e 59-të, Vazquez jep një pasim magjik për Rodrygon, i cili që në prekjen e parë të topit pas hyrjes në fushë e dërgon topin në rrjetë. Me këtë fitore Reali ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, 1 më pak se Gladbahu, ndërkohë që Interi mbetet e fundit me 2 pikë.

Atalanta mori një fitore suprizuese 2-0 në transfertë ndaj Liverpoolit duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Ilicic dhe Gosens ishin autorët e golave për skuadrën e Gasperinit. Në Grupn D, Ajax fitoi 3-1 kundër Midtjylland. Barcelona bëri detyrën ndaj Salzburg duke fituar 3-1. Lewandowski, një autogol i Wober dhe Sane ishin autorët e golave për bavarezët, ndërkohë që Mërgim Berisha shënoi për austriakët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu rreth…