Interi refuzon ofertën e Barcelonës për Martinezin

25 maj 2020 | 09:52

Interi ka hedhur në “kosh” ofertën e Barcelonës 50 milionë euro plus dy futbollistë për të marrë në këmbim sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.

Media e njohur sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtuesit zikaltër nuk e kanë pranuar propozimin e palës katalanase para në dorë së bashku me me dy prej lojtarëve të Barçës: Arturo Vidal, Ivan Rakitiç, Samuel Umtiti, Nelson Semedo ose Zhunior Firpo.

Interi ka vendosur një klauzolë largimi të Lautaros rreth 111 milionë euro dhe kërkon që Barcelona apo çdo klub tjetër i interesuar të paraqesin propozime më joshëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shkollat në vendin tonë duhet të rihapen sa më shpejt…