Ish-deputetja e Vetëvendosjes: Në çkapjen e shtetit nuk mund të udhëheq LDK-ja

27 gusht 2019 | 14:59

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo lëvizje është angazhuar me vite për një alternativë të vendit, duke iu referuar komunikimit të kësaj lëvizje me LDK-në për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Nagavci ka thënë se LDK-ja nuk mund ta udhëheq vendin në procesin e çkapjes së shtetit nga “Klani Pronto”.

“Kemi qenë e jemi të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste. LVV e mundi LAA (LDK dhe katër parti të tjera) në zgjedhjet e fundit në qershor 2017. Ne të vetëm kishim mbi 200 mijë vota, përderisa LAA, pra katër partitë tjera, 180 mijë vota. Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhtuam, kur pas VLAN-it, LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014. Ne nuk mund të lejojmë të tradhtohemi sërish, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vërtetë. Në çkapjen e shtetit nga ‘Klani Pronto’ nuk mund të udhëheq LDK”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli bashkë…