Ish-diplomati britanik: Kosova do të jetë në pozitë më të keqe, Trumpi do t’i kthehej idesë së ndarjes

03 janar 2024 | 13:23

Ish-diplomati britanik, Timothy Less, ka bërë me dije se viti 2024 do të jetë më sfidues për Kosovën në raport me dialogun me Serbinë.

Ai ka vlerësuar se Kosova do të jetë në pozitë më të keqe gjatë këtij vit.

“Mendoj se Kosova do të jetë në një pozitë më të keqe në fund të vitit 2024 se tani. BE-ja dhe SHBA-ja janë të prirura të sigurojnë një marrëveshje për normalizimin në muajt e parë të vitit dhe, në masën që Kosova reziston, do të përballet me presion të mëtejshëm ndërkombëtar”, ka thënë Less në një intervistë për “Express”.

Sipas tij, zgjedhjet në shumë vende të botës do ta favorizonin Serbinë në procesin e dialogut.

“Kjo do të pasohet nga një valë zgjedhjesh që do ta favorizojnë Serbinë, duke përfshirë zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do ta favorizojnë partitë nacionaliste-konservatore, zgjedhjet në Rusi që do ta kthejnë president Putinin dhe zgjedhjet në ShBA, të cilat, nëse sondazhet janë të sakta, do ta shohin Donald Trumpin të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ekziston gjithashtu mundësia e një qeverie të re të djathtë në Holandë dhe një kolaps i qeverisë në Gjermani, me kalimin e pushtetit në të djathtën politike”, është shprehur ai.

Ish-diplomati britanik ka thënë se rikthimi i mundshëm i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund ta rikthej edhe idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Kjo nënkupton një ringjallje të ndarjes që ne e njohim që nga mandati i tij i fundit si zgjidhja e Donald Trump për mosmarrëveshjen e Kosovës, këtë herë me mbështetjen e gjerë të evropianëve. Ndërkohë, Serbia do të ketë më shumë liri për të shtyrë për këtë rezultat, nëse është e nevojshme, me mjete shtrënguese, duke pasur parasysh rrezikun në rënie që vendi do të sanksionohej për këtë”, ka vlerësuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se…