Islam Pacolli: Anëtarësimi në Interpol nuk ka qenë përgjegjësi vetëm e MPJ-së

22 nëntor 12:55

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli, ka mbrojtur ministrin Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për dështimet e politikës së jashtme, ai ka thënë se kritikat ndaj politikës së jashtme nga partitë e tjera janë të pandershme.

Ai ka deklaruar se për diplomacinë e Kosovës në këto vite është përgjegjës i gjithë spektri politike, duke shtuar se çdo subjekt politik ka dërguar për ambasador  dhe zyrtarë të tyre në vendet që e kanë njohur Kosovën.

“Ministria e Punëve  të Jashtme nuk është kryekëput përgjegjëse për anëtarësim në Interpol. Çdo kush që ka folur këtu dhe ata që nuk kanë folur e dinë se ku janë problemet. Çdo kush e di se kush i ka dërguar ambasadorët e Kosovës”, ka thënë ai.

Deputeti Islam Pacolli ka thënë se nuk duhet të harroj askush se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka sjell shumë njohje Kosovës.

Sipas deputetit Pacolli, të gjitha subjektet politike duhet të reflektojnë dhe të ulen për të diskutuar se ku janë gabimet në të gjitha fushat.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…